Prishtinë, 18 janar - Policia e Kosovës kishte marrë informata se Bujar
Behrami dhe Genc Selimi po përgatisnin rrëmbimin dhe vrasjen e një
qytetari serb nga rajoni i Vushtrrisë. Hetimi kishte zbuluar se ata
përbënin një grup të rinjsh me prirje radikale fetare. Të gatshëm për të
kryer sulme terroriste, siç janë cilësuar nga Prokuroria. Për këtë
kanë blerë edhe armë adekuate si snajper e eksploziv TNT.
Prokuroria
vazhdon të kryejë hetime kundër Genc Selimit, Nuredin Sylejmanit, Valon
Shalës, Ardian Mehmetit, Musli Hysenit, Fidan Demollit dhe Bekim
Mulollit. Ata dyshohen se duke u përgatitur për të kryer vepra të rënda
të lidhura me terrorizëm e që ishin të nxitura nga motivet e urrejtjes
racore, fetare apo etnike, përçarjes apo mosdurimit kombëtar. Atyre u
është vazhduar paraburgimi deri më 5 shkurt. Ky grup të rinjsh është
arrestuar në kohën kur kosovarë të shumtë janë duke luftuar në Siri.
Dyshohet se janë bërë pjesë e grupeve terroriste. Disa ditë pas
arrestimit, dikush që veten e kishte quajtur Xhemati i TeHuidit dhe
Xhihadit në Kosovë kishte kërcënuar Policinë me “sulme të dhimbshme”.
Prokuroria pretendon se është zbuluar nga cili grup është lëshuar, por
nuk janë identifikuar individët.
Rastin e këtyre të rinjve të
dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste e ka marrë EULEX-it.
Prokurori special i këtij misioni, Robert Kucharski është në krye të
hetimit. Prokuroria nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare pritet të kërkojë
nga Facebooku dhe Microsofti për të marrë të dhënat e komunikimit të
tyre elektronik.
(Si u zbulua grupi, cilat ishin synimet e tij, ç’thotë Prokuroria për këtë rast, etj. gjerësisht shkruan sot Koha Ditore)
No comments:
Post a Comment