Mogadish, 1 janar – Së paku 11 persona kanë vdekur nga tri shpërthime që
kanë ndodhur brenda një ore, përpara hotelit Xhazira, në afërsi të
aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadish, njofton
B92.Hoteli shfrytëzohet shpesh nga zyrtarë të qeverisë somaleze dhe
është nën masa të rrepta të sigurisë.
Policia, sipas Reuterit, dyshon se në sulm ka marrë pjesë së paku një sulmues kamikaz.
Dy
shpërthimet e para kanë ndodhur brenda pak minutash, pas të cilave
forcat e sigurisë kanë hapur zjarr, kurse një orë më vonë ka ndodhur
shpërthimi i tretë, në një veturë.
Askush nuk e ka marrë
përgjegjësinë për shpërthimet, por në këtë vend kryengritësit islamikë
të grupit Al Shabab gjatë dy viteve të fundit shpesh ndërmarrin sulme në
Mogadish. Vitin e shkuar hoteli Xhazira ishte cak i sulmeve.
No comments:
Post a Comment