Aleppo, 29 dhjetor - Edhe një shqiptar vritet në përleshjen e brendshme
të Sirisë. Ai është Ebu Amar, njofton portali boshnjak “Vijesti Ummeta”.
Ky portal ka shkruar se ai ka humbur jetën në A’zat të Aleppos të
Sirisë. Ende nuk dihet nëse ky është një shqiptar i Maqedonisë, i
Kosovës apo Shqipërisë, por në profilin e portalit në Facebook ceket
vetëm kjo: “Vëllai Ebu Amar, shqiptar”.
Fotografia e postuar më poshtë nuk preferohet për ta parë të miturit dhe personat e ndjeshëm.
Në muajin gusht ishte njoftuar se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me
kryengritësit në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit
Bashar al-Assad. Kështu kishte shkruar agjencia franceze AFP, në një
reportazh të sajin duke nënvizuar se shumë prej tyre kthehen në qese
trupash pranë familjeve të tyre, të cilat nuk e dinë se ata janë
bashkuar me rebelët në luftë."Migena Maliqaj, një shqiptare, nuk ka dëgjuar gjë nga i shoqi, Halili,
që prej nëntorit, kur ai i tha se do largohej nga shtëpia, në Prush të
Tiranës, për të gjetur punë në Turqi. Në qershor ajo mori një mesazh nga
një numër i panjohur, ku i thuhej se Halili ishte vrarë në Siri.
Maliqaj nuk pranoi të fliste për AFP-në. Nëna e Ermal Xhelos dëgjoi për
angazhimin e djalit të saj në Siri vetëm kur trupi i 35 vjeçarit
mbërriti në qytetin e lindjes, në Vlorë. Edhe ai kishte thënë se do
shkonte të punonte në Turqi ", shkruan AFP.
Sipas saj, jo vetëm në Shqipëri, edhe në Kosovë po vërshojnë luftëtarët e xhihadit drejt Sirisë.
“Nëse Rusia, Irani dhe Hezbollahu nuk hezitojnë të mbrojnë presidentin
Assad dhe regjimin e tij, që vret njerëz, madje edhe fëmijë, pse duhet
të hezitojmë ne që të ndihmojmë sirianët,” thotë për AFP një 40 vjeçar
nga Podujeva, që po bëhet gati për të udhëtuar për në Siri.
No comments:
Post a Comment