Stamboll, 29 dhjetor- Pavarësisht akuzave për korrupsion që detyruan tre
ministra të japin dorëheqje më herët gjatë javës, Kryeministri turk
Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se nuk do të jep dorëheqje.
Në një tubim jashtë aeroportit kryesor të Stambollit ditën e premte,
Erdogan bëri thirrje për të luftuar ndaj asaj që shihet si sfida më e
madhe për qeverinë e tij në 11 vite detyrë.
Ai e cilësoi hetimin për korrupsion si një “fushatë të pistë” dhe u bëri
thirrje mijëra mbështetësve që të votojnë partinë e tij në zgjedhjet
lokale të muajit të ardhshëm. “Ata që e quajnë hetim për korrupsion janë
të korruptuar vetë”, tha kryeministri turk.
Gjatë së premtes policia qëlloi gaz lotsjellës dhe plumba gome për të
shpërndarë protestuesit në sheshin Taksim të Stambollit, raportojnë
mediat ndërkombëtare online.
Protesta u zhvilluan edhe në kryeqytetin Ankara dhe në Izmir, me
manifestuesit që brohorisnin “kapeni hajdutin” dhe që i bënin thirrje
Erdogan të tërhiqej.
Bilall Erdogan, i biri i kryeministrit turk ka ikur në Gjeorgji pas
lajmit se gjyqi turk kishte dhënë urdhër për arrestimin e tij, kanë
njoftuar mediet turke.
Disa gazeta turke kanë shkruar se Bilall Erdogan është i përfshirë në
aferat korruptive që e kanë përfshirë Turqinë. Hetuesit po shikojnë
afarizmin e TURGEV, një OJQ në Stamboll në Këshillit Drejtues të të
cilës është i biri i kryeministrit Erdogan. Analistë theksojnë se Erdogan po bëhet nervoz dhe po përpiqet të mbrojë Bilallin të cilin mediet turke shpesh e quajnë princ.
“Oda TV”, një sajt online ka kumtuar se Bilall pa pasaportë përmes, vendkalimit Batum ka hyrë në Gjeorgji.
Ndërkohë, ushtria deklaroi ditë më parë se nuk ka ndërmend të përfshihet
në argumente politike, duke iu përgjigjur kështu zërave për një komplot
të organizuar prej saj.
Policia turke po heton mbi një transfertë të dyshimtë parash për në Iran
dhe për mitmarrje për projektet e ndërtimit, skandal ky që ka shkaktuar
rënien e lirës kundrejt dollarit.
Sipas shkrimit të gazetës “Radikal”, prokuroria ka dhënë urdhër për arrestimin e tij.
No comments:
Post a Comment