Prishtinë, 27 dhjetor - Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për
Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar se mbështetja që i dhënë Qeverisë në
procesin e dialogut me Serbinë e ka dëmtuar këtë parti në zgjedhjet e
fundit lokale. Megjithatë, në AAK konsiderojnë se dialogu është proces
shumë i rëndësishëm për Kosovën, përderisa është ngritur dilema nëse do
të vazhdoj edhe më tutje të jetë pjesë e dialogut nënkryetari i parë i
AAK-së, Blerim Shala.Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka pranuar se
kjo parti është dëmtuar nga pjesëmarrja më dialogun më Serbinë, sepse,
siç thotë ai, është nënkuptuar si përafrim me Qeverinë e Kosovës, kështu
që qytetarët e Kosovës duke dashur ta ndëshkojnë pushtetin aktual e
kanë ndëshkuar edhe AAK-në.
“Në çështjet nacionale kemi qenë
bashkëpunues dhe do të jemi bashkëpunues, sepse nuk mund të jemi
indiferentë ndaj proceseve në Kosovë dhe kjo në njëfarë forme i është
përshkruar Aleancës si përafri me Qeverinë dhe normalisht që ka kushtuar
edhe me votë”, ka deklaruar Isufi, shkruan Zëri.
Ai më tej ka
shtuar se partia e Haradinajt nuk e ka shqyrtuar pozicionin e saj në
dialog, megjithatë, sipas tij, AAK gjithmonë do të kontribuojë në
çështjet e rëndësishme për vendin.
“Nuk e kemi shqyrtuar pozicion
tonë ndaj bisedimeve, por mund të them se për çështje nacionale ne do
të jemi konstruktiv dhe nuk mund të tërhiqemi nga ato që janë vendime të
mëdha të vendit”, ka përfunduar ai
No comments:
Post a Comment