Prishtinë, 27 dhjetor - Qeveria e Kosovës është duke shqyrtuar mundësinë
e nënshkrimit të kontratës me fituesin e tenderit për privatizimin e
PTK-së më së largu deri më 30 dhjetor, pavarësisht që Kuvendi ka
refuzuar të votojë Projektbuxhetin e vitit 2014, me amendamentin e tetë,
ku parashihej legalizimi i privatizimit të kësaj ndërmarrjeje
publike.Zyrtarë të Qeverisë kanë thënë se dërgimi i kërkesës në Kuvend
ka pasur vetëm karakter politik e jo ligjor.
Komisioni Qeveritar
për Privatizim ka diskutuar çështjen e PTK-së të enjten, ndërsa vendimin
final pritet ta marrë sot. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
No comments:
Post a Comment