Zgjedhjet lokale të këtij viti dëshmuan se partitë politike nuk mund
të llogarisin më në të kaluarën e tyre të “lavdishme”, por duhet të
punojnë në shërbim të qytetarëve, duke zgjedhur problemet e tyre ditore
nëpër komuna.
Zgjedhjet lokale treguan një rënie të besimit te lidershipi aktual i
Kosovës. Analistët pilitikë, luhatjen e madhe në vota e shohin si një
sfidë serioze për mbijetesën e liderëve.
Kryetari i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përkundër
premtimit të investimeve milionëshe për kandidatët e tij në zgjedhjet e
këtij viti, ka shënuar humbje serioze, e cila i paralajmërohet si
sinjal i keq për zgjedhjet e vitit që vjen, shkruan Kosova sot. PDK-ja
doli me disa komuna më pak, duke humbut kështu shtylla të rëndësishme si
Gjilanin, Ferizajin, Mitrovicën, Lipjanin, Malishevën.
Humbës i madh në këto zgjedhje mbetet edhe kryetari i LDK-së, Isa
Mustafa. Partia e tij humbi këtë herë bastionin kryesor, Prishtinën.
Ndërsa, LDK-ja i është afruar PDK-së me marrjen e 9 komunave të Kosovës.
Lajm i keq ishin këto zgjedhje edhe për kreun e AAK-së, Ramush
Haradinaj. Ai gati sa ka filluar të harrohet në bastionin e tij në
rajonin e Dukagjinit, sepse humbi katër komuna të këtij rajoni: Pejën,
Gjakovën, Rahovecin dhe Suharekën.
Me rezultatin e këtyre zgjedhjeve nuk mund të krenohet as Albin
Kurti, lider i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Një kombinatorikë interesante e
votës së lirë qytetare arriti që ta nxjerrë fitues kandidatin e VV në
komunën e Prishtinës, për të qeverisur një mandat të ri 4 vjecar. Por në
nivel nacional lëvizja VV radhitet partia e katërt me vetëm 60 mijë e
966 vota.AKR-ja e Behxhet Pacollit, sfidoi votuesin me fitoren e dy kandidatëve
për kryetarë komunash, në Gjakove dhe në Mitrovicë, por kjo fitore e
brishtë nuk i siguron shumë të rehatshëm kryetarit pacolli./Kosova sot/
No comments:
Post a Comment