Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se viti 2013 për Kosovën është karakterizuar me një dinamizëm në shumë fusha.
“Viti 2013 u karakterizua me një dinamizëm të veçantë në shumë fusha.
Situata ekonomike në vend erdhi duke u keqësuar ndërkaq problemet
sociale gjithnjë e më shumë preokupuan qytetarët. Të gjitha këto, si dhe
funksionimi i dobët i shtetit mbeti nën hijen e dialogut me Serbinë në
Bruksel. Ky vit përfundoi me zgjedhjet lokale, në të cilat LDK-ja doli
fituese në shumë komuna të rëndësishme dhe arriti të rreshtohet si parti
prijëse me votat e fituara nga qytetarët”, ka thënë Mustafa për Bota
sot.
Mustafa ka thënë se do të punojë me përkushtimin më të madh që LDK
t’i fitojë zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.
“LDK është parti e vlerave, e cila në radhët e saj ka anëtarë dhe
ekspertë me dije dhe ekspertizë nga fusha të ndryshme. Me njerëz të
tillë jam i sigurt, se jo vetëm që e meritojmë dhe do ta qeverisim
vendin nga viti i ardshëm, por se Kosovën do ta qeverisim më mirë dhe më
përgjegjësi të plotë”, tha Mustafa./Bota sot/
No comments:
Post a Comment