Biznesmeni argjentinas, Antonio de la Rua ka paditur Shakirën dhe po kërkon një dëmshpërblim prej mbi 112 milionë dollarësh!
Këngëtarja e bukur është njoftuar me argjentinasin në vitin 2000, kur
ai udhëhiqte fushatën presidenciale të babait të tij, Fernando de la
Rua, ndërsa në lidhje ishin deri në vitin 2010, shkruan “NME”.
Në padinë e ngritur në Los Angeles, De La Rua pohon se është
përgjegjës për karrierën e saj të bujshme, si dhe për hit këngën “Hips
Don’t Lie”, e cila për një kohë të gjatë ishte në top-listat e 24
vendeve anembanë Botës.
Ai gjithashtu pohon se sëbashku me të dashurën aktuale të lojtarit të
Barcelonës, Gerrard Piques, ishin edhe partnerë të biznesit dhe se
suksesi i saj ishte “plan biznesi i mirë menduar”. Supozohet se nga viti
2008 deri në vitin 2011 argjentinasi ka marrë rreth 15 deri në 20
përqind nga të ardhurat e Shakirës, ndërsa këngëtarja këtë e ndërpreu
pasi u shkurorëzuan.
Kjo nuk është hera e parë që ish-çifti ka paditur njëri-tjetrin.
Bukuroshja kolumbiane disa vite më parë kishte ngritur padi kundër
argjentinasit sepse ajo mendonte se De La Rua kishte marrë shpërblime të
paautorizuara nga kompania e saj.
No comments:
Post a Comment