Ndërsa deri tani kishim parë mjaft foto nga ndeja e jashtëzakonshme
në Palm Springs të Kalifornisë, ku Bleona Qereti pozoi para meshkujve të
bukur gjysmë lakuriq por jo dhe të “rrezikshëm”, tani kemi mundësinë të
shohim këtë përformancë edhe në video.
E veshur fillimisht si një “gorillë” që shndërrohet në një diva
seksi, Bleona ka ndezur atmosferën para mijërave shikuesve ‘gay’ që
mbajtën sytë tek ajo dhe hiret e saj, gjatë tërë performancës.
Në fund, Bleona i është falënderuar promotorit kryesor Jeffrey Sanker
për ftesën e bërë, dhe në kulmin e eksitimit, i ka kërkuar atij
publikisht që ta martoj atë.
Besojmë, që kjo ka qenë vetëm një lajkë falënderues ndaj një
promotori të fuqishëm, e këngëtares shqiptare që po kërkon me ngulm
suksesin në SHBA, pasi e dimë mirë që ajo është veçse e involvuar në një
martesë të lumtur me Ganiun
No comments:
Post a Comment