Prishtinë, 13 janar - Disa deputetë në amendamentet e tyre kishin
përmendur edhe faktin se mbi 1 miliard euro sa ka shpenzuar deri me tani
misioni i EULEX-it në Kosovë, është bërë operacioni më i shtrenjtë i
tillë në historinë e Bashkimit Evropian.Siç shkruan sot Koha Ditore,
rezoluta pritet të kërkojë që transferimi i kompetencave nga EULEX-i të
bëhet në mënyrë graduale dhe për këtë të konsultohet edhe shoqëria
civile.
Teksti i kësaj rezolute nuk ndryshon shumë nga ato të
viteve të mëparshme sa u përket çështjeve politike dhe në ët shprehet
qartë një mbështetje e madhe politike për Kosovën.
Rezoluta
pritet të miratohet pa ndonjë problem, duke marrë parasysh numrin e madh
të votimeve me të cilat u votua drafti i saj në Komisionin e Politikës
së Jashtme.
Në të mbështetet edhe avancimi në procesin e
liberalizimit të vizave dhe procesin e negociatave për Marrëveshjen e
Stabilizim – Asocimit.
“U bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që
të përmirësojnë efikasitetin e tyre, përgjegjësinë dhe pavarësinë e
sistemit të drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë; u bëjmë thirrje
autoriteteve që në mënyrë proaktive të forcojnë sundimin e ligjit,
posaçërisht duke proceduar krimin e organizuar dhe korrupsionin,
përfshirë edhe në radhët e veta”, thuhet në raport.
në Koha Ditore).
No comments:
Post a Comment