Beograd, 2 janar - Serbia ka ambicie që më 2014 t’i fillojë bisedimet me
BE-në për disa çështje, ka thënë shefja e ekipit negociator të Serbisë,
Tanja Mishqeviç. Arritjen e këtij caku ajo e lidh me interesimin e
Beogradit dhe Brukselit, ndërsa euroskeptikëve u thotë se nga kjo do të
ketë dobi, transmeton B92. . Sipas saj, në janar fillon shqyrtimi i
kapitullit 35, kur për herë të parë do të bisedohet për përmbajtjen
konkrete të tij, për të cilin, ka thënë ajo, as BE-ja e as Serbia ende
nuk e dinë saktësisht se si do të duket.
Kapitulli 35 ka të bëjë
me normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën,
përkatësisht me implementimin e marrëveshjeve të arritura.
Mishqeviç,
ka thënë se pos kapitullit 35 do të hapen edhe kapitujt 23 i 24, që
kanë të bëjnë me gjyqësorin, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë e
lëvizjes dhe të sigurisë etj.
Në kapitullin 35 bisedimet do t’i
udhëheqin përfaqësuesit e politikës së jashtme të BE –së e nga pala
serbe ato do t’i udhëheqë Aleksandar Vulin, ministri serb i ngarkuar për
Kosovën
No comments:
Post a Comment