Prishtinë, 28 janar - (E plotësuar)Nga
vendi i ngjarjes, para Rektoratit të UP-së, raportohët se kanë filluar
të arrijnë përforcime policore, që është shenjë se policia mund të
ndërhyjë për zhbllokimin e tij.
Prishtinë, 28 janar - (E plotësuar) Dhjetëra
studentë vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar Rektoratin e UP “Hasan
Prishtina”, të vendosur aty që para orës tetë. Ata po kërkojnë
dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.
Isa Hasani nga lëvizja “Studim, Kritikë, Veprim”, i ka thënë KTV-së se
ata janë të vendosur me kërkesat e tyre që rektori Gashi të dorëhiqet,
të nisë një hetim për stafin akademik të UP-së pas skandalit të fundit,
si dhe politika të mos ndërhyjë në punën e universitetit nëpërmjet
këshillit drejtues të UP-së.
Dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në hyrje të
Rektoratit dhe kanë kërkuar nga studentët që të zhbllokojnë rrugën.
Policia ka thënë se studentët nuk e kanë paralajmëruar protestën.
Rektori Gashi nuk ka mundur të shkojë në vendin e tij të punës.Prishtinë, 28 janar - (E plotësuar) Policia, që
ndodhet para objektit të Rektoratit të UP, të bllokuar që në mëngjes nga
studentët, ka kërkuar prej tyre të lirojnë hyrjen e personelit nëpër
zyra. Por, protestuesit thonë se do të presin orën 16, pa e sqaruar pse
deri atëherë. Policia thotë se protesta nuk është e paralajmëruar, që
këtyre u jep të drejtën e shpërndarjes së saj forcërisht.
08:31-Bllokohet Rektorati, studentët kërkojnë dorëheqjen e rektorit
Prishtinë, 28 janar – Punonjësit e Rektoratit të
Universitetit “Hasan Prishtina” s’kanë mundur sot të hyjnë zyrat e tyre.
Rektoratin e kanë bllokuar studentët, të cilët me pankarta kërkojnë
dorëheqjen e rektorit, këto ditë të përfolur jo vetëm nëpër medie për
mungesë ose dyshime aftësish shkencore. Pankartat, por edhe brohoritjet e
disa dhjetëra studentëve, të organizuar nga Organizata Studentore për
Barazi SKV – “Studim, Kritikë, Veprim”, pastaj Klubi i Studentëve dhe
Studentët e Ulqinit në UP kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi.
“Ibrahim hup!”, shkruan në njërën nga pankartat, kurse në të tjerat
“UPrish”, Rektor 0 (zero) punim shkencor”, “Jo këshill drejtues,
autonomi”.
Ata vazhdojnë të mbajnë të bllokuar hyrjen në Rektorat.
Policia është aty, por nuk ka ndërhyrë.
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310