Nё mbarё botёn njerёzit e pёrshёndetёn ardhjen e Vitit tё Ri 2014 me
spektakle fishekzjarrёsh. Viti 2014 u përshëndet fillimisht nga banorët e
shtetit ishull, Samoa dhe në ishujt Linie të Kiribatit. Në orën 01:00,
sipas orës së Evropës Qendrore. Samoa dy vjet më parë hyri në histori,
sepse kanë qenë pikërisht banorët e këtij ishulli, që deri atëherë e
festonin të fundit ardhjen e Vitit të Ri: Por ata më 29 dhjetor 2011 në
mënyrë virtuale kaluan në kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar orën
24 orë përpara.
Njё spektakёl madhёshtor organizoi Dubai. Emirati i Gjirit Persik i
njohur pёr pasionin e tij pёr pompozitet ishte sivjet skena e njё
spektakli madhёshtor prej 30 minutash. Organizatorёt i kishin vёnё vetes
qёllim qё tё lёshonin fishekzjarrёt mё tё mёdha nё botё. Brenda gjashtё
minutash duhej tё hidheshin 500.000 fishekzjarr nga 400 sheshe tё
ndryshme. Tё pranishёm ishin edhe vёzhguesit e librit tё rekordeve
Guinnes.
Shumë kohë përpara se në Gjermani të hidheshin fishekzjarrët e Viti
të Ri, njerëzit pritën hareshëm 2014 në Zelandën e Re, në Australi dhe
në Indi. Një atraksion është çdo vit hedhja e fishekzjarreve në Sidnej
përpara godinës së mrekullueshme të operas. Australia kremton ndërrimin e
viteve në orën 11:00 sipas orës së Evropë Qendrore. Në qytetin më të
madh australian festimi i fillimit të Vitti të Ri u ndoq nga mbi 1
milionë spektatorë. Mbi shtatë ton fishekzjarrë janë ndezur nga porti i
qytetit.
Festa më e madhe e pritjes së Vitit të Ri në Gjermani zhvillohet
tradicionalisht përpara Portës së Brandenburgut në Berlin. Mëse një
milionë spektatorë të kësaj feste të madhe popullore kishin mbushur
bulevardin rreth 2 km. të gjatë para Portës së Brandenburgut në
kryeqytet. Me një breshëri fishekzjarrësh u përshëndet fillimi i një
viti të ri. Rreth 280 artsitë performuan nëpër skenat e ngritura enkas
në Berlin.
No comments:
Post a Comment