Tiranë, 13 janar - Gjykata e Apelit mban sot seancën gjyqësore për masën
e arrestit ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.Apeli ka
regjistruar kërkesën e avokatit te kryebashkiakut për apelimin e masës
së sigurisë për kryebashkiakun e Kamzës.
Avokati ka kundershtuar
masen e dhene nga Gjykata e Tiranës e cila ka caktuar masën e sigurisë
“arrest në burg” për Mziun i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe
pabarazi në tendera.
Xhelal Mziu i ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij duke deklaruar se është i pafajshëm.
Kryetari
i Bashkisë Kamëz u arrestua në 20 dhjetor pasi akuzohet për pabarazi në
tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri-Laknas.
Fondi i ketij
tenderi ka qene rreth 800 milione lekë të reja per ndertimin e
segmentit rrugor Valias i Ri-Laknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar
ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një
kompanie tjetër e cila kishte ofruar rreth 200 milion lekë më pak sesa
shumë prej 800 milionë lekë.
No comments:
Post a Comment