Prishtinë, 28 dhjetor - Komisioni qeveritar për privatizimin e PTK-së ka
mbajtur sërish mbledhje të premten, por nuk ka arritur të nxjerrë
vendimin final. Sipas burimeve zyrtare, jo të gjithë anëtarët e
komisionit e kanë përkrahur nënshkrimin e kontratës me blerësin e
ndërmarrjes, kompaninë “Axos”. Ky komision do të mblidhet edhe një herë
të hënën. Sa gjatë u diskutua në këtë mbledhje, kush kërkoi që ky proces
të përmbyllet sa më parë me nënshkrimin e kontratës me “Axos”-in dhe
kush sygjeronte që ky proces të shpallet i dështuar, mund të lexoni
gjerësisht në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
No comments:
Post a Comment