Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nxjerr vendim për
kompensimin e ish të burgosurve politik, duke vlerësuar se këta njerëz
kanë sakrifikuar për idealin për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Ky
vendim është miratuar nga kabineti qeveritar. Kurse, kompensimi
financiar do të bëhet nga Qeveria e Kosovës, ku një ditë apo natë e
kaluar do të paguhet 16 euro e 70 cent, ndërsa shuma që do të jetë është
55 milionë dhe do t’u paguhet për 5 vite mbi 2000 ish të burgosurve
politik.
“Janë njerëz që kanë sakrifikua për idealin për liri dhe pavarësi të
Kosovës, është bërë një angazhim nga komisioni enkas i punuar për këtë
çështje dhe dikasterët tjerë qeveritar. Falënderoj deputetin Hyseni për
këtë punë të cilin e kemi edhe sot prezent Kuçin, dhe të gjithë që kanë
punuar bashkë për të burgosurit politik dhe jemi zotuar si Qeveri dhe
sot po realizojmë këtë objektivë kompensimi do të jetë 16 euro e 70 cent
për një ditë, shuma që do të jetë 55 milionë do të paguhet për 5 vite
për 2000 ish të burgosurve politik. Obligohet komisioni përkatës dhe
Ministria e Financave që të realizojnë këtë vendim pas këtij vendimi që
do ta marrim sot na mbetet për të punuar për rregullimin përfundimtar të
çështjes së veteranëve të luftës dhe të burgosurve padrejtësisht, të
luftëtarëve të UÇK-së, dhe familjeve të tyre”, ka thënë Thaçi, raporton
KP.
Gjatë mbledhjes është miratuar edhe Plani i Veprimit për Negocimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim për vitin 2014.
No comments:
Post a Comment