Prishtinë, 28 dhjetor – Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari
ka vlerësuar se Kosova nuk ka fituar gjë prej procesit të dialogut me
Serbinë.
“Në aspektin e jashtëm, të diplomacisë evropiane, në të
gjitha segmentet e bashkësisë evropiane dhe të OKB-së ky dialog
lavdërohet. Por, nëse e shohim në aspektin e brendshëm, absolutisht nuk
kemi fituar gjë”, ka vlerësuar Murati për gazetën Epoka e Re.
Madje,
ai ka deklaruar se me procesin e dialogut rrezikohet edhe humbja e
stabilitetit të vendit tonë. Jashari ka folur edhe për çështjen e
rezervimit të ulëseve të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, duke
vlerësuar se tejkalimi i Pakos së Ahtisaarit do të ishte gabim i
kushtueshëm.
No comments:
Post a Comment