(E plotësuar) Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca plenare, në të cilën pritet të shqyrtohet buxheti, si dhe shitja e PTK-së.
-----
Në Kuvendin e Kosovës sot shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014.
Në kuadër të këtij projektligji, është futur edhe amandamenti për
shitjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që të dyja
parti politike në opozitë, e konsiderojnë të jashtëligjshme shitjen e
aksioneve të PTK-së në formën se si është vepruar.
Shitja e aksioneve të PTK-së nuk ka marrë mbështetjen e Kuvendit për shkak të kundërshtimeve të opozitës.
Gjatë procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së,
ishte zgjedhur konsorciumi "Axos capital" si ofertuesi më i mirë me
ofertën prej 277 milionë euro.
Nënshkrimi i kontratës me këtë kompani ishte shtyrë dy herë, derisa afati i ardhshëm është caktuar për 26 dhjetor.
Nëse Kuvendi e miraton këtë pikë të enjten, gjatë ditës mund të
pritet që qeveria të shpallë edhe procedurën e nënshkrimit me kompaninë
fituese./rel/
No comments:
Post a Comment