Prishtinë, 31 dhjetor - Ka dështuar procesi i privatizimit të PTK-së.
Një anëtar i kabinetit qeveritar ka konfirmuar për KTV-në se qeveria nuk
e ka nënshkruar marrëveshjen me grupin AXO - S që e kishte blerë. Afati
i fundit ishte mesnata e së hënës.
Qeveria ende nuk ka dalë me
njoftim zyrtar dhe për këtë çështje ka diskutuar gjatë gjithë ditës së
djeshme. Partia në pushtet, PDK-ja, dështoi ta miratojë buxhetin bashkë
me PTK-në, duke e hequr këtë pikë nga ligji që ma pas kaloi në Kuvend.
Pritet që procesi të nisë nga fillimi, por vlera e PTK-së mund të bie
dukshëm. Gjithashtu, mund të ketë padi për qeverinë e Kosovës nga ana e
blerësve.
No comments:
Post a Comment