Ka mjaftuar një status i reperit më të përfolur të momentit, Noizy,
për të ndezur luftën mes tij dhe këngëtares së suksesshme maqedonase,
Tuna. “17 këngë singëll për një vit, plus 22 këngë albumi = 39. Më mirë
kështu, apo një këngë një herë në shekull”, shkruante Noizy në statusin e
tij, që mori si përgjigje një postim të Tunës me këngën e fundit të
reperit Unikkatil.
“Më mirë një këngë në shekull megahit sesa 50 këngë në vit dhe
dështim, pumplex”, shkroi shkupjania në “Facebook”. Ka mjaftuar kaq që
Noizy të revoltohet dhe të postojë si përgjigje në faqen e tij, një foto
nga “Twitter”-i i Tunës, me mbishkrimin: Pse më duket shumë kurvë kjo
mua? Komentet që kanë pasuar kanë qenë të panumërta, por reperi e ka
fshirë foton brenda pak minutash. Tuna dhe Noizy, dikur bashkëpunëtorë
të ngushtë në “E Diell”, janë përfolur edhe për një histori dashurie, të
cilën vetë reperi e ka pohuar për “Bluetooth”.
Së fundmi ata të dy janë kthyer në rivalë të betuar, pas lidhjes së
Tunës me reperin Cozman, që është pjesë e labelit “Babastars”, me të
cilin Noizy është në rivalitet. Madje edhe këngën e fundit të Tunës në
bashkëpunim me të dashurin e saj Cozman e ka shkruajtur lideri i këtij
grupi, Getoar Selimi. Kënga “Fenix” e dy të dashuruarve është duke
rivalizuar fort me bashkëpunimin e fundit të publikuar nga Noizy me
këngëtaren kosovare, Zanfina Ismaili.
-->
No comments:
Post a Comment