Avioni i telekomanduar, i njohur gjerësisht si “drone”, pjesë e ushtrisë gjermane, po patrullonte nga ajri një zonë të nxehtë në Afganistan, kur për shkak të erës së fuqishme u transportua deri në afërsi të një aeroporti.
Pranë aeroportit, drone për pak shkaktoi një tragjedi duke u tërhequr nga rryma e ajrit të krijuar nga motorët e aeroplanit të linjës afgane “Ariana”, që ishte në fazë ulje. Ai kaloi vetëm dy metra pranë krahut të majtë të aeroplanit me pasagjerë.
Pamjet sekrete u siguruan dhe u transmetuan këtë të hënë nga një e përditshme gjermane. Një koment i ministrit të Brendshëm nuk shërbeu për të qetësuar kritikat, pasi ai tha se sistemi automatik i shmangies së aksidenteve në ajër do të ishte shumë i kushtueshëm për t’u vendosur në avionët e telekomanduar.
-->

No comments:
Post a Comment