Ai, i ka kryer studimet pas universitare në Universitetin Evropian të Tiranës, mirëpo, sipas tij, kjo diplomë nuk po vlen për Ministrinë e Arsimit në Kosovë, edhe pse thotë se Universiteti ku studioi, është i licencuar dhe i akredituar, transmeton KTV.
Por, drejtori i Qendrës për Arsim në Kosovë, Dukagjin Popovci, thotë se shumë prej shteteve të rajonit nuk janë pjesë e ENQA-s, e në mesin e tyre, as Kosova e Shqipëria.
Sipas tij, nuk mund të jetë i drejt arsyetimi i MASHT-it në refuzimin e njohjes së një diplome të tillë.
KTV-ja ka provuar gjatë gjithë ditës të marrë një prononcim nga Ministria e Arsimit, mirëpo, me gjithë konfirmimin e zyrtarëve të këtij institucioni, në fund nuk kanë pranuar të flasin, duke u arsyetuar se janë të zënë me takime.
-->

No comments:
Post a Comment