Raportet e fundit ndërkombëtare alarmojnë me gjendjen e rëndë të fëmijëve të detyruar të punojnë nëpër rrugë. Organizata botërore "Humanium", e cila merret me të drejtat e fëmijëve në mbarë botën, jep detaje edhe për situatën në Kosovë, raporton “Zëri”.
Duke u përshkruar si vendi më i varfër në Evropë me fëmijë të shumtë të cilët janë të detyruar të bëjnë punë të ndryshme të rrezikshme për të siguruar bukën e gojës.
Edhe Raporti i fundit i publikuar nga Departamenti i Punës i Departamentit të Shtetit Amerikan, në vitin 2012 numëron rreziqet me të cilat ballafaqohen fëmijët e Kosovës, të cilët punojnë për mbijetesë.
"Në Kosovë nuk ka mbrojte specifike ligjore për fëmijët e përfshirë në punë të rrugës. Fëmijët vazhdojnë të jenë të përfshirë në format më të këqija të punëve, përfshirë, punë të rrezikshme nëpër rrugë dhe në bujqësi", shkruan në raportin e Departamentit të Shtetit.
Aty përshkruhen rreziqet me të cilat ballafaqohen fëmijët e Kosovës, si në zonat urbane ashtu edhe nëpër ato rurale.
-->

No comments:
Post a Comment