Gjatë takimit të dy kryeministrave është biseduar për zbatimin në praktikë të marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të arritur pas negociatave në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si dhe për procesin e njohjeve për shtetin e Kosovës, dhe çështje tjera në interes të të dy shteteve, thuhet nw njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Nga ana e tij, kryeministri Erdogan ka përkrahur kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për marrëveshjen e arritur, dhe ka theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshje është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Të dy kryeministrat vlerësuan lartë marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Turqi, dhe u shprehën të përkushtuar që të avancojnë edhe më shumë bashkëpunimin në mes tyre, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik.

No comments:
Post a Comment