Hulumtimi i fundit sociologjik tregon se bota perëndimore
gjithnjë e më pak toleron islamin, ndërsa ka gjithnjë e më shumë frikë
nga përhapja e këtij besimi. Disa analistë thonë se në të ardhmen e
afërt, shteti evropian me numrin më të madh të myslimanëve do të jetë
Franca, ku - siç raportojnë mediat e huaja - “në mënyrë drastike rritet
numri i myslimanëve të bardhë - francezë”
Fondi për
hulumtime, “Bertelsmann”, tregon se kërcënimin nga prania dhe përhapja e
islamit e ndjenjë më shumë se gjysma e spanjollëve dhe izraelitëve, si
dhe 42 për qind e amerikanëve. Në Evropë, niveli më i lartë i refuzimit
të islamit është në Spanjë dhe Zvicër, ndërsa më i vogli në Britani të
madhe - 45 për qind.
Sa i përket Britanisë, ky rezultat, siç thonë analistët, është
shkaktuar meqë hulumtimet janë bërë tek gjysma e popullatës, derisa
pjesa tjetër përbëhet nga emigrantët dhe pakicat tjera etnike.
Ekziston mendimi se islami po përhapet fal traditës së fortë, derisa
evropianët, të cilët po e ndjenjë krizën e vlerave familjare dhe “urinë
shpirtërore”, janë më të dobët në këtë aspekt. Rol tjetër të madh luajnë
edhe resurset financiare të bashkësive islame në Evropë.
Ndryshe nga fetë e tjera, krishterimi apo judaizmi, islami është
aktualisht një fe ekspansioniste që kërkon të zgjerojë sferën e saj të
ndikimit. Dekadat e vështirësive demografike dhe ekonomike kanë bërë që
shtetet evropiane të legalizojnë e madje edhe të propagandojnë migrimin
nga shtetet myslimane.
Politikanët evropianë mendonin se nuk është mirë as të shtrohet pyetja: a
janë në princip të pajtueshme Evropa moderne dhe islami. Prandaj,
predikuan idenë e tolerancës dhe multikulturalizmit, derisa disa vite më
parë, kancelaria gjermane, Angela Merkel, pranoi se multikulturalizmi
ka dështuar.
Në BE ekziston mendimi se integrimi i diasporës myslimane në
shoqërinë evropiane do të kontribuojë në afrimin e civilizimit të
krishterë dhe atij islam. Por, në fakt gjërat duken ndryshe. Prandaj,
çështja që brengosë evropianët është: a do të sjellë islamizimin e
Evropës rritja e popullatës myslimane dhe rritja e ndikimit të të
ashtuquajturit islam politik?

No comments:
Post a Comment