Gara për Prishtinën, ka filluar t’i shtyjë në veprime partitë
politike edhe pse ende mungon data se kur do të mbahen zgjedhjet e
sivjetshme lokale. Më herët është folur për strategjinë e PDK-së që ka
për Prishtinën, ku njëra ndër to është thënë se ka të bëjë me
regjistrimin e qytetarëve të Skenderajt apo Drenasit, në kryeqytet.
Nga viti 2000 e deri më sot, janë rreth 90 mijë qytetarë që kanë lindur diku tjetër, e që janë bërë banorë të Prishtinës.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Abedin
Mehmeti, ka thënë se një personi nuk i duhen më shumë se një javë për ta
ndërruar vendbanimin dhe për të pasur të drejtë vote në qytetin e ri,
transmeton KTV.
Mirëpo, një mundësi të tillë e hedh poshtë në mënyrë kategorike,
Lirak Çelaj, udhëheqës i kabinetit për qeverisje të mirë për Prishtinën,
i cili u zyrtarizua së fundi. Madje, Çelaj, zërat e tillë i quan
propagandë politike të LDK-së. Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e
Kosovës, ka kohë që ka emëruar Besnik Tahirin kandidat për kryetar të
Prishtinës.
Derisa, LDK-ja përveç bindjeve që kanë se askush nuk të mund t’ua
marrë pushtetin në kryeqytet, ende nuk kanë dhënë asnjë emër kush do të
jetë kandidatë i tyre për Prishtinën.

No comments:
Post a Comment