Vang edhe sot e mban të mbyllur djalin e saj në kafaz dhe të lidhur me zingjir, sepse frikësohet se ai sërish do të mund të vras dikë.
Njëmbëdhjetë vjet në kafaz
Nëna fatkeqe Van Musiang fillimisht kishte provuar të gjejë dikë që do t’ia farkonte një kafaz të fortë për të birin.
Vang Musiang vetë e ka salduar kafazin në të cilin e ka mbyllur djalin e saj të sëmurë mendërisht, nga frika se ai sërish do të mund të vras dikë
Të gjithë farkatarët e fshatit dhe të rrethinës kishin refuzuar ta farkonin kafazin nga frika se i sëmuri mental do t’u hakmirrej në rast se do të lirohej. Për këtë shkak Vang ishte e detyruar që vetë ta ndërtonte kafazin duke i salduar shufrat e metalta.
--> Edhe në kafaz i lidhur me zingjir “Derisa ndërtoja kafazin, vazhdimisht kam qarë”, rrëfen ajo. “Edhe pse është i sëmurë mendërisht, edhe pse ka vrarë një njeri, megjithatë është djali im. Zemra më ka djegur derisa kam menduar se si ta ndërtoj kafazin në të cilin do ta mbyllja”, thotë Vang Musiang.




No comments:
Post a Comment