Presidentja Jahjaga në fjalën e saj ka thënë se Kosova posedon një traditë unike të tolerancës ndërfetare.
“Diversiteti fetar, kulturor dhe kombëtar i Kosovës, është vlera jonë më e madhe. Mbrojtja e drejtave të të gjithë qytetarëve është gdhendur në Kushtetutën tonë. Toleranca dhe bashkëjetesa paqësore janë përforcuar si bindje dhe besim në vendin tonë”, ka thënë ajo.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se diversiteti fetar në Kosovë shpesh ka shërbyer për të ndërtuar ura bashkëpunimi, por edhe është keqpërdorur për të krijuar ndarje nga elitat e ndryshme politike. Sipas tij, Kosova është një shembull i tolerancës fetare në rajon, duke theksuar faktin se që nga deklarimi i pavarësisë në vitin 2008, Kosova ka ndërtuar një shtet dhe shoqëri multientike.

No comments:
Post a Comment