Kjo është një nga çështjet që i shqetëson më së shumti femrat e
suksesshme në karrierë, apo studime. Përgjigjen mund ta gjeni në vijim.
Pse pëlqejnë 'budallaqet’?
Në fakt, duhet të pranojmë së pari që nuk ka 'të mençura' dhe
'budallaqe'. Thjesht disa femra dinë më shumë për disa gjëra, kurse të
tjerat dinë më shumë për gjëra të tjera. Është çështje interesash. Disa
janë më të interesuara në shkencë, disa të tjera në art dhe muzikë për
shembull.
Askush nuk i di të gjitha, prandaj nuk duhet bërë kategorizime, por
meshkujt në të vërtetë ndihen më mirë kur janë me një person që nuk e ka
inteligjencën më të lartë se të tyre. Kjo për arsye se ata ndihen më
komod me to. Femrat e tilla nuk i bëjnë të ndihen më pak 'mashkull' se
që janë, femrat e tilla janë më miqësore, këto mund të manipulohen më
lehtë dhe janë më lehtë të arritshme.
Megjithatë, admirojnë inteligjentet
Meshkujve u pëlqejnë femrat e pavarura dhe inteligjentë. Ata admirojnë
ato që dinë se çfarë thonë. Por, natyrisht nuk duhet tepruar me
vetëkënaqësi, sepse kjo i karakterizon femrat e tilla dhe natyrisht
atyre nuk u pëlqen të ndihen sikur janë më pak të vlefshëm apo të
përmirësohen nga ana juaj, sa herë që thonë diçka të gabuar.
Femrat më të mençura jua bëjnë edhe jetën më të lehtë, për shkak se
ndihmojnë në marrjen e vendimeve të drejta. Atyre u pëlqejnë këto femra,
për shkak s'e mund të bisedojnë lirshëm me të gjithë përreth tyre, dhe
për çfarëdo teme që të jetë në bisedë. Duke impresionuar të tjerët, edhe
ai do të jetë në gjendje të ndiejë admirim edhe më shumë.

No comments:
Post a Comment