Po, ne jemi futur në këtë dialog dhe besojmë se do ta arrijmë me
suksese, ka thënë zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, para 300 të
rinjve që morën librezat e PDK-së duke u anëtarësuar në Rininë
Demokratike të Kosovës.
Memli Krasniqi me këtë rast tha Prishtina nuk është e LDK-së dhe se
“në zgjedhjet e ardhshme PDK-ja do të fitojë këtë komunë”, ngase sipas
tij, “Prishtina deri tash është keqqeverisur nga LDK-ja”!
Kryetari i PDK-së së Prishtinës, Lirak Çelaj, u tha të rinjve se
meritojnë një jetë shumë më të mirë, me ujë, pa kaos e mbi të gjitha me
vende pune. Ndërsa, zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, foli edhe
për procesin e dialogut.
“Ne i jemi futur dialogut në kohën kur duhet të futemi në një dialog,
për arsye se jemi në një partneritet të përbashkët me BE-në dhe
SHBA-në, me ndihmën e të cilëve kemi arritur deri këtu për shtrirjen e
sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovë”, ka
thënë ai, transmeton Kosovapress.
Me anëtarësimin e këtyre 300 të rinjve në Rininë Demokratike të
Kosovës, u shpallën edhe zgjedhjet në Rininë Demokratike të Kosovës të
PDK-së.

No comments:
Post a Comment