Një grup femrash me gjysmë të zhveshura me sloganin “fuck dictator” të
shkruar në kraharor, protestuan në stilin e njohur të “Femen” si shenjë
proteste kundër Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i pranishëm në panairin ndërkombëtar në Hannover të Gjermanisë.
Por këto vajza u ndaluan nga bodyguardët e Putin,
para se ti afroheshin. Por duket se Presidenti e pëlqeu protestën, pasi
siç raporton noa.al, ai u shpreh se, “Më pëlqeu, do i japë më shumë
shikueshmëri panairit të Hannover”.
Nga ana e saj kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se, “Nuk shikoj
asgjë të keqe. Do ishte më mirë të mos prishej qetësia publike, pasi
është një diskutim politik dhe do ishte më mirë të qëndrohej veshur”.
No comments:
Post a Comment