Një femër nga Anglia ka rrëfyer se si çdo natë tradhton të fejuarin e saj me fqinjin që jeton përballë tyre.
Historia kishte filluar kur ajo kishte lejuar fqinjin të punonte në kompjuterin e tyre, pasi që laptopi i tij ishte prishur.
“Unë lejova fqinjin që të përdorte kompjuterin kur i fejuari im ishte
në punë dhe më pas bëmë seks. Isha e frikësuar pasi që po futesha në
telashe”, ka thënë ajo, duke mos bërë të ditur emrin e saj për tabloidin
The Sun.
“Unë i kam 31 vjet, kurse i fejuari 32. Ai është shofer i ambulancës.
Kam një lidhje të mirë me të dhe e dua shumë, por kur ai punon gjatë
natës dhe gjatë ditëve të vikendit unë ndihem shumë e vetmuar”, ka thënë
ajo.
Para disa muajve ishte vetëm në shtëpi dhe po shikonte TV kur fqinji
përballë tyre trokiti në derë për t`i lejuar të përdorte kompjuterin.
“Ai tha se nuk shkonte në rregull diçka me laptopin e tij dhe më
pyeti nëse ai mund të përdorte kompjuterin pasi që kishte një punë shumë
të rëndësishme”, tregonte ajo.
‘E lejova atë dhe i ofrova një kafe dhe punoi një kompjuter për më
shumë se një orë. Rreth orës 10, ai përfundoi punën, më falënderoi dhe
me puthi në faqe. Pastaj u ulë pranë me meje dhe filluam të putheshim. U
ndjeva aq mirë sa nuk mund t`i thosha që të ndalej”, vazhdonte të
tregonte natën që kishte kaluar.
“Ne u ekzaltuam shumë dhe shkuam në dhomën e fjetjes ku bëmë seks.
Ndjehesha shumë fajtore por nuk mund ta mohoj se e doja çdo minutë të
atyre çasteve”.
“Kjo u kthye në seancë të rregullt kur i fejuari im punonte gjatë
mbrëmjeve. Seksi ishte shumë i mirë, ndoshta pasi që e dinim se nuk
kishim asgjë më shumë përveç seksit.
Fqinji këtë e sheh vetëm si argëtim ashtu si edhe unë por unë e dua
të fejuarin tim dhe nuk dua që të më nxë duke e tradhtuar. E di se do të
përfundojë me lot por si mund ta ndali këtë gjë?
No comments:
Post a Comment