Kryeministri serb, Ivica Daçiq gjatë bisedimeve (të mëhershme) për
Kosovën në Bruksel shumë shpesh është larguar nga takimi që të
shkëmbente SMS me Alleksandar Vuçiqin, zv/kryeministrin e parë të
Serbisë. Sipas burimeve mirë të informuara, Vuçiq i thoshte Daçiqit
përmes SMS-ve që pas përmbylljes së marrëveshjes ka për qëllim ta rrëzoj
Qeverinë, që do të thoshte se edhe do t’ia tregonte vendin”, shkruan
analisti britanik, Tim Judah për britaniken “The Economist”.
Judah shkruan se kjo ka qenë arsye për shkak të cilës zyrtarët e
BE-së kanë insistuar që Vuçiq të jetë i pranishëm në bisedimet e
djeshme.
“Nëse ideja e tyre ka qenë që edhe ai të merr një pjesë të
përgjegjësisë që pala serbe të pranojë marrëveshjen, ky plan është
treguar kontraproduktiv”, konstaton Judah, transmeton ORAinfo.
Judah shkruan se Thaçi në raundin e djeshëm të dialogut, ka treguar
se “emocionalisht është i papërgatitur” që të ballafaqohet me dy
negociator nga Serbia, kështu që, sipas burimeve, në bisedime e ka
ngritur tonin dhe i ka rënë me grusht tavolinës.
Ndërsa Daçiq ka theksuar se, Vuçiq në bisedime gramatikisht i ka
ofruar dorëheqjen, gjë që ai nuk e ka pranuar, sepse kjo do të thoshte
edhe rënie e qeverisë serbe.
Gjatë ditëve të ardhshme, diplomacia e jashtëzakonshme do të tentoj
që ta shpejtoj procesin negociator, ku një pjesë të prestigjit të saj do
ta ‘hipotekonte’ para se gjithash baronesha Catherine Ashton, kurse në
rast të arritjes së marrëveshje, Daçiqi dhe Thaçi mund të jenë kandidatë
potencial për Çmimin Nobel për Paqe, thekson analisti britanik, Tim
Judah.
-->
No comments:
Post a Comment