Kur ishte koha e fundit qe keni bere perpjekje per te rifreskuar
lidhjen tuaj? Derisa nje lidhje romantike nuk kerkon nje pune te madhe
gjate tere kohes, ajo sigurisht qe mund te perfitoje nga pak ndryshime
pas nje kohe.
1. Komunikimi
Te gjithe e dime qe komunikimi eshte i rendesishem. Megjithate ai ka te
beje me me shume gjera sesa qendrimi me njeri-tjetrin. Nese nuk keni
menyra dhe orare te caktuara per te biseduar per ceshtjet dhe problemet
tuaja, eshte koha te mendoni per dicka te tille.
2. Mesazhet
Kjo mund t’ju tingelloje femijerore, por ne fakt eshte nje gjest shume i
kendshem. Mund te lini nje mesazh qesharak dhe romantik te shkurter,
diku mes rrobave te tij, apo ne valixhen e tij te punes. Edhe pse mund
te mos e besoni, kjo funksionon duke ju kthyer ne zjarrin e dashurise,
qe e kishit ne fillim.
3. Ndryshimi i pamjes
Kur ka qene hera e fundit qe keni bere nje ndryshim ne pamjen tuaj?
Merrni nje iniciative te tille dhe pergatisni dicka te shijshme. Beni
nje ndryshim ne pamjen tuaj dhe vishuni bukur, ne menyre qe ta befasoni
kur te kthehet ne shtepi.
4. Kujtimet
Kujtoni ato momente te bukura qe keni kaluar dhe perserisni aktivitetet,
qe ua kane dhuruar ato. Kjo do te jape nje rezultat shume pozitiv, duke
ju bere te kaloni bukur. Nuk do te pendoheni.
-->
No comments:
Post a Comment