Vazhdimi i dytë i filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura” do të
shfaqet sot premierë në Tiranë, 17 vite pas lansimit të filmit të parë.
Edhe në edicionin e dytë, modelja kosovare Diellza Kolgeci do të jetë
në rolin kryesor atë të “Diellzës”, një vajzë shqiptaro-amerikane.
Televizioni “Top Channel” e ka blerë filmin dhe ka bërë
post-produksionin e filmit, i cili sot (18 prill) do të jepet premierë
në Tiranë. Sipas Diellzës në këtë premierë do të marrin pjesë kritikë të
filmit, politikanë dhe artistë të ndryshëm nga Shqipëria dhe mbarë
viset tjera.
“Filmi ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’ pas Tiranës do të shfaqet
edhe në Prishtinë, më datën 9 maj, dhe pastaj do të pasojë shfaqja edhe
në New York, Slloveni dhe në shumë shtete të tjera të botës”, ka thënë
Diellza për “Zëri”.
-->

No comments:
Post a Comment