Real Madridi është treguar i fortë edhe pa yllin Cristiano Ronaldo, duke
e fituar derbin e kryeqytetit spanjoll, pasi e mposhti Atleticon me
rezultat 2:1, në ndeshjen kryesore të kësaj xhiroje, në La Ligan
Spanjolle. Skuadra e Jose Mourinhos, e cila luajti pa yllin Cristiano
Ronaldo, e ka parë veten në disavantazh, pasi ‘Los Colchoneros’ shënuan
që në minutën e katërt me Radamel Falcaon. Juanfran realizoi autogol në
minutën e 11-të, për t’u barazuar shifrat, kurse Angel Di Maria ia solli
tri pikë ekipit ‘Los Blancos’, me golin e shënuar në minutën e 62-të.
Pas kësaj fitoreje, Merengues e shtynë festën e Barcelonës për titull të kampionit.
Atlético 1-2 Real Madrid Footyroom.com by Futbol2101
No comments:
Post a Comment