Rihanna po zhvillon turin e saj botëror normalisht pasi ka kaluar
problemet me laringitin dhe aktualisht këngëtarja nga Barbados ndodhet
në Siatëll, ku pas koncertit po pushon për të marrë veten për
performancën e radhës.
Për të mos humbur kontaktin me fansat e saj, 25-vjeçarja nuk harron
kurrë që të postojë foto në rrjetet sociale, zakonisht sa më pak e
veshur të jetë e mundur.
Edhe kësaj radhe fansat nuk kanë mbetur të zhgënjyer. Rihanna ka
postuar në Instagram një foto me bikini duke qëndruar në pishinë.
No comments:
Post a Comment