Pages - Menu
▼
Pages
▼
Tuesday, April 2, 2013
Nuk e fal dot familjen e tij
am Xh. dhe jam 20 vjeç. Historia ime është pak e gjatë dhe do të doja
një këshillë prej jush. Gjithçka filloi 3-4 muaj më parë kur njoha të
dashurin tim aktual dhe u fejuam. Pasi fejesës prindërit e tij nuk donin
që ne të fejoheshim, sepse ata ishin njerëz me shkollë dhe familja ime
nuk ishte më nivelin e tyre dhe unë nuk isha diplomuar ende. Vendosëm të
vazhdonim të rrinim bashkë. Pas një viti e gjysmë familja e tij vendosi
të më pranonte. Që nga ajo ditë filluan të më trajtonin si vajzën e
tyre duke bërë xheloze madje edhe kunatën time. Pas tre vjetësh ulej dhe
ngritjesh, gjithmonë jam treguar e edukuar dhe e sjellshme kundrejt
tyre. Pas pak kohësh ata vendosin se unë dhe i dashuri im duhet të
ndahemi. Nuk kishin asnjë arsye konkrete, por thjesht sepse ata donin të
njihnin prindërit e mi dhe ne gjithmonë e kishin vonuar momentin sepse e
dinim që do të ishin të papërputhshëm si tipa dhe do të lindin
probleme, duke shkatërruar kështu dashurinë tonë të madhe. Ai vendos të
mos më lërë dhe si pasojë familja e tij nuk i flet më me gojë. E mbyllin
në shtëpi dhe i marrin gjithçka, makinën, paratë, çelësat e shtëpisë.
Në këtë pikë ne vendosim që të shtiremi sikur jemi ndarë. Kemi kaluar
gjashtë muaj ferri dhe e gjithë kjo vetëm, sepse prisnim që ai të
diplomohej dhe të gjente një punë dhe unë të diplomohesha gjithashtu dhe
të gjeja një punë. Pas 6 muajsh që qëndruam të fshehur shoku im nuk ia
del dot më dhe u thotë prindërve se në të vërtetë është me mua dhe nuk
jemi ndarë kurrë. Kështu që prindërit e tij, të ndjerë të tradhtuar, e
nxjerrin nga shtëpia me vetëm 2 palë mbathje dhe asgjë tjetër. Ai vjen
të jetojë në shtëpinë time. Më pas marrim me qira një shtëpi dhe
bashkëjetojmë. Tani pas gjithë këtyre që kanë ndodhur, pasi e lanë për
një muaj vetëm si një qen duan që gjithçka të kthehet si më parë që unë
do të shkoj t’i vizitoj etj.. Por unë rri e mendoj a do t’i fal
ndonjëherë pasi na bënë që të vuanim në këtë mënyrë? Ata thonë se, nëse
ne kthehemi do ta na ndihmojnë financiarisht. Por unë mund të bazohem
vetëm në ndihmën ekonomike dhe të harroj. Nuk e bëj dot. Mendoja se në
tetor do të filloja vitin tjetër të shkollës, por e lashë dhe u futa në
punë 9 orë në ditë për 400 mijë lekë. Më falni, por në këtë histori nuk
janë treguar edhe gjëra më mizore, ata janë njerëz me të vërtetë të
çuditshëm dhe unë nuk di se si të sillem. Natyrisht që e kuptoj që është
familja e tij dhe unë nuk do t’i them kurrë që të mos shkoj tek ata,
por mua nuk ma ndjen. Ju çfarë më këshilloni?
No comments:
Post a Comment