Pages - Menu
▼
Pages
▼
Monday, April 15, 2013
Kush janë zyrtarët me nga pesë vende pune
Nga 2 deri në 5 arrin numri i vendeve të punës që zyrtarë qeveritarë
po i mbajnë tash e disa vjet. Madje, vendet e tyre të punës nuk kanë
ngurruar t’i paraqesin në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër
Korrupsionit. Ministrat Hajredin Kuçi, Enver Hoxhaj, Besim Beqaj, Ramë
Buja, kryetarë të komunave, Isa Mustafa e Blerim Kuçi, e shumë
zëvendësministra e drejtues të institucioneve të tjera mbajnë më shumë
se një vend pune, raporton ktv.
Madje, ka të tillë që janë të punësuar edhe në 5 vende, siç është
rasti me drejtorin e Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser
Ramadani. Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, numri i zyrtarëve
qeveritarë që po punojnë në disa vende pune kalon 800. Ky numër aq i
madh shtyu edhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të reagojë ashpër.
Nga ana tjetër, Instituti Demokratik i Kosovës fajin e hedh të Agjencia
Kundër Korrupsionit.

No comments:
Post a Comment