Tifozët e Borussia Dortmundit kishin përgatitur një koreografi
impresionuese, para fillimit të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës
së Kampionëve ndaj Malagas. Ata e nxorën për një moment një fytyrë
njeriu duke ‘vëzhguar’ me dylbi. Dhe, ata nuk mbetën të zhgënjyer pasi
që ekipi i tyre i zemrës e arriti një kualifikim të jashtëzakonshëm,
duke shënuar dy gola në lojën shtesë ndaj ekipit spanjoll, për të fituar
3:2, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të Championsit.
No comments:
Post a Comment