Gjatë muajve të parë, kur jeni duke u takuar me partnerin tuaj, mbani në mend këto kode dhe mundohuni t’u përmbaheni atyre.
Shfrytëzojeni artin e ‘të pakapshmes’
Meshkujt mund të thonë se urrejnë femrat, të cilat nuk mund t’i bëjnë
për vete brenda tri takimeve të para. Por, femrat e vetme, të cilat i
bëjnë ata të dashurohen janë ato, të cilat i lënë ata të varur pa u
dhënë një përgjigje të qartë qysh në fillim.
Mos bini në grackë!
Në fillim të lidhjes partneri juaj do t’ju testojë për të parë se sa
larg jeni në gjendje të shkoni, dhe se a keni një ‘përbërje’ të duhur
për një lidhje serioze. Keni kujdes dhe mos bini në këtë grackë. Nëse
ndonjë kërkesë e tij ju duket e paarsyeshme, mos hezitoni t’ia thoni.
Mos shprehni dashurinë!
Kur filloni të takoheni me një person, edhe nëse ju duket se jeni
dashuruar marrëzisht, mos i shprehni ndjenjat tuaja menjëherë. Më e mira
do të ishte të prisni që ai të shprehet i pari sa i përket kësaj
çështjeje, sepse nëse ju veproni e para, mund të mos mundohet më dhe të
rehatohet, sepse e di që tashmë ju ka fituar.
Mos e ndryshoni jetën tuaj!
Mbani në mend se ky person, me të cilin po takoheni është vetëm një
pjesë e jetës suaj. Ai nuk është tërë jeta juaj dhe nëse e vini në
piedestal, duke ia kushtuar tërë kohën, dot humbni shumë. Mos e
ndryshoni tërë jetën brenda natës, thjesht, sepse keni filluar të
takoheni me të.

No comments:
Post a Comment