plotësuar – Gazeta Express ka mësuar më shumë rreth përplasjes që ka
pasur pala kosovare dhe ajo serbe gjatë ditës, në raundin e tetë të
bisedimeve.
Mësohet se fjalosja ka ndodhur ndërmjet Kryeministri Thaçi dhe Zëvendëskryeministrit të parë serb Aleksandar Vucic.
“Takimi është ndërprerë kur ka filluar përplasja e Kryeministrit
Thaçi me radikalin Vucic. Vucic i ka thënë Thaçit se Serbia ka
Kushtetutën e saj dhe Kosova është në Kushtetutën e saj.
Kryeministri Thaçi ka reaguar duke thënë se ‘mua nuk më intereson se
çka shkruan në Kushtetutën tuaj . Ne e kemi Kushtetutën tonë dhe shtetin
tonë. Nëse ju rrihet në takim mund të rrini, nëse je mund të dilni’” ka
transmetuar një burim i gazetës fjalët e Kryeministrit.
—————
(E plotësuar) Pas pauzës, ka vazhduar takimi i delegacionit kosovar
dhe atij serb me ndërmjetësimin e baroneshës Katherin Ashton.
—————————–
E plotësuar) Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka
deklaruar se takimi ndërmjet dy kryeministrave është ndërprerë me
kërkesë të delegacionit serb, transmeton ktv. Delegacioni serb e ka
ndërprerë takimin për t’u konsultuar.
Sipas Kuçit, takimi pritet të vazhdojë së shpejti dhe , siç ka thënë
ai “ne mbesim optimistë për arritjen e një marrëveshjeje sonte”
Zëvendëskryeministri Kuçi tha se “ ne jemi të përgatitur mirë dhe të
gatshëm për të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe vendit tonë”.
Pak çaste më parë, burime brenda bisedimeve në Bruksel, ndërmjet
Prishtinës dhe Beogradit, bëjnë të ditur se takimi ka rezultuar me
përplasje të ashpra ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Mësohet se gjatë bisedimeve, kryeministri Thaçi, në njërën anë dhe Daçiq
e Vuçiq, në anën tjetër, kanë ngritur zërin ndaj njëri – tjetrit.
————————–
(E plotësuar) Bisedimet në Bruksel kanë hasur në vështirësi dhe
aktualisht janë në krizë, mëson “Blic” nga burimet e saj diplomatike në
Bruksel. Siç raporton ky portal, dialogu ndërmjet zëvendëskryeministrit
serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit, Hashim Thaçi në prani të shefes
së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton është udhëhequr me
“tone të larta”.
“Atmosfera është e tensionuar, kjo është shumë e dhimbshme. Edhe pse ka
pasur mosmarrëveshje, madje ka pasur edhe tone të larta nga të dy anët,
të gjithë janë duke shpresuar se mund të arrihet një kompromis”, thotë
burimi i “Blic” nga Brukseli.
————————-
E plotsuar-Takimet bilaterale në mes të Baroneshës Catherine Ashton,
Hashim Thaçit e Ivica Daçiqit, kanë përfunduar, ndërkaq tani pritet
takimi i përbashkët i treshes.
Fillimisht, Ashton ka takuar delegacionin serb, të kryesuar nga
Kryeministri Daçiq, e më pas, Ashton ka zhvilluar edhe një takim me
delegacionin kosovar, të udhëhequr nga Kryeministri Thaçi.
Ndërkaq, Kryeministri Hashim Thaçi, është takuar të martën në Bruksel
edhe me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker. Takimi
është zhvilluar në prag të takimit mes Thaçit dhe Daciqit.
Gjatë takimit, Thaçi dhe Reeker kanë biseduar për pritjet nga procesi i dialogut të Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Thaçi ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë
së Republikës së Kosovës për fqinjësi të mirë dhe për procesin e
integrimeve euroatlantike të Kosovës.
Thaçi ka vlerësuar se arritja e marrëveshjes eventuale me Daciqin, do
të hap rrugë për normalizim e raporteve në mes të dyja vendeve dhe do
të shënojë fillimin e mbylljes së kapitullit të konflikteve dhe
njëkohësisht fillimin e hapjes së kapitullit të bashkëpunimit dhe të
integrimeve euroatlantike të të dyja vendeve.
Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker ka shprehur angazhimin e
Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përkrahur dialogun dhe
zgjidhjen e drejtë të të gjitha çështjeve të hapura në mes të dy
vendeve.
Reeker theksoi se SHBA-të mbështesin integritetin territorial të
Kosovës, duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë për të ecur përpara
drejt integrimit evropian dhe fqinjësisë së mirë. /Zëri/fishmedia/
—————————
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur edhe njëherë
optimizmin për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve
me Serbinë.
“Ne jemi këtu për të arritur marrëveshje në mes të shtetit të Kosovës
dhe Serbisë – një marrëveshje që do të lëvizë përpara edhe shtetin e
Kosovës, por edhe gjithë rajonin në perspektivën evropiane”.
“Prishtina do të prezantojë qëndrimet e veta në përputhje me
Kushtetutën dhe ligjet e veta”, ka thënë Thaçi, duke theksuar qëndrimin
në favor të fqinjësisë së mirë.
Në një prononcim në gjuhën angleze, kryeministri i Kosovës, ka thënë
se “sot është ditë historike dhe çast vendimtar për Kosovën dhe
rajonin”.
“Jam udhëheqës i vendimeve dhe jam këtu për të marrë vendimin për të
ardhmen e vendit tim dhe perspektivën evropiane të rajonit”, ka thënë
zoti Thaçi, para takimit me Baroneshën Ashton. /rel/
——————————
Në Bruksel në orën 10.30 ka filluar rundi i tetë i dialogut Kosovë
Serbi. Takimi po mbahet me ndërmjetësim të BE.Shumë analistë mendojnë se
ky takim i kryeministrit Thaçi me kryeministrin serb Daçiq është
vendimtar.
-->
No comments:
Post a Comment