(E plotësuar) Krejt ato çfarë thuhen në mediat serbe, rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë gënjeshtra të kulluara.
Të paktën kështu thotë komandanti i saj Kadri Kastrati.
I
kontaktuar nga Express, Kastrati ka hedhur poshtë gjithçka që është
thënë nga mediat e Serbisë, duke e sqaruar qartë se roli i FSK’së nuk
përputhet me atë çfarë është shkruar në Serbi.
“Misioni ynë nuk
është ai për të dalë në veri apo për të intervenuar. Ne jemi duke i
kryer punët sipas mandatit dhe misionit që e kemi. Çfarëdo që është
thënë absolutisht nuk është e vërtetë. Ne i kryejmë detyrat e rëndomta
që i kemi kryer dje, sot, e që një vit. Qëllimi ynë është me e ngrit
FSK’,ë në aspektin profesional e jo me e përgatit për Veri. Ajo është
punë e policisë e jo e FSK’së”, ka thënë Kadri Kastrati, komandanti i
FSK’së për Express.
Kelani: Policia, e gatshme për gjithçka
Zëdhënësi
i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një prononcim për Express tha se
Policia e Kosovës nuk merret me çështje politike, por nëse Qeveria e
Kosovës kërkon që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të ndërrmarrin
aksion kundër strukturave ilegale në Veri, ata do të jenë të gatshëm të
intervenojnë.
“Policia është e gatshme që të ndërmerr të gjitha veprimet që i kërkohen”, tha shkurt Kelani për Express.
Hoti: Situata e qetë në Veri
Lajmi i publikuar nga mediat serbe nuk ka ndikuar aspak tek serbët që jetojnë në Veri të vendit tonë.
Të dielën atje nuk është shënuar asnjë incident që ka lidhje me atë lajm .
Besim Hoti zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, thotë se situata në pjesën veriore të Mitrovicës është e qetë.
“Përveç
incidenteve të vogla që ndodhin vazhdimisht, situata në këtë pjesë të
vendit në aspektin e sigurisë është e qetë. Deri më tani nuk është
shënuar asnjë incident që do të kishte lidhje me lajmin që është
publikuar në gazetat serbe”, ka thënë Hoti për Express.
Edhe FSK në Veri?
Stërvitja
taktike e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e kryer javën e kaluar në
afërsi të Mitrovicës është demonstrimi më serioz i deritashëm i forcës
dhe kulmi i presionit ndaj veriut të Kosovës. Sipas një skenari të
plasuar nga mediat serbe, njësitet e këmbësorisë së FSK-së do të
ndërhynin në veri për të provokuar incidente për të ndërhyrë KFOR-i që
të zgjidh “problemin serb”.
Duke u thirrur në burmime mirë të
informuara të afërta me forcat ndërkombëtare, gazeta serbe “Novosti”
shkruan se rreth një mijë pjesëtarë të FSK-së, me pajisje luftarake kanë
defiluar nëpër pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, transmeton
Telegrafi.
“Uniformat amerikane, armatimi dhe mënyra e lëvizjes
nëpër grupe urdhrat karakteristike të gjestikulimeve tregojnë se kush i
ka stërvitur. Njësitet Kanë kryer një stërvitje taktike në drejtimin nga
jugu i Mitrovicës- Bair - Vaganicë. Sipas karakteristikave që ka ai
teren ngjason në drejtimin Suhadoll – Kroi i Vitakut- Zveçan, lokacione
këto në të cilat tri vitet e fundit po popullohen me shqiptarë. Sipas të
gjitha vlerësimeve, ky do të ishte drejtimi më i përshtatshëm për sulm
në veri”, citon një burime të saj “Novosti” .
Stërvitja taktike e
FSK-së është demonstrimi më serioz i deritashëm i forcës. Мirëpo, është
e qartë se Prishtinë, nuk mund as nuk guxon të ndërmarr asnjë hap pa
lejen e SHBA-së, shkruan gazeta.
Sipas kësaj gazete, përflitet një
skenar sipas të cilit njësitet e FSK-së do të shërbejnë për provokimin e
incidenteve me qëllim që të përfshihet KFOR-i dhe të zgjidh “problemin
serb”.
“Diçka të tillë ka paralajmëruar Thaçi, i cili ditëve të
fundit ka deklaruar se mos arritja e marrëveshjes do të mund të
shkaktonte përkeqësimin e situatës dhe se në atë rast Prishtina do të
jetë e detyruar të vendos pushtetin e saj në veri të Kosovës. Për këtë
shkak me interesim po pritet arritja e Brigadës 525 luftarake-vëzhguese
amerikane, 600 pjesëtarët e së cilës do të vendosen në kampin te
Leposaviqi, shkruan gazeta serbe.
Rosu, brenda 48 orëve në Veri?
Mediet në Beograd kanë paralajmëruar një ndërhyrje të njësisë speciale të Kosovës ROSU në veri.
Sipas tyre, Kryeministri i Kosovës ka ngritur ROSU-n në nivel të lartë gatishmërie, transmeton Indeksonline.
Sipas medieve serbe kjo do të bëhet nëse Beogradi nuk arrin të nënshkruajë marrëveshje me Prishtinën.
Në këtë rast kryeministri Thaçi ka në plan t'i nis forcat speciale për në veri, brenda 48 orëve.

No comments:
Post a Comment