Deputetja e parlamentit francez, Rachida Dati, e cila është edhe
kandidate për kryetare të Parisit, ka deklaruar se vetëm për një arsye
mund ta lë politikën. Dati ka thënë se këtë mund të bënte vetëm nëse
Messi i propozon martesë.
“Unë nuk e dua David Beckham. Mua më pëlqen më shumë Lionel Messi. Ai
nuk është i pashëm, por ka një pamje interesante dhe është shumë
karizmatik. Politikën do ta lija vetëm nëse Messi do të më propozonte
martesë”, deklaroi politikanja franceze.

No comments:
Post a Comment