(E plotësuar) Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për
normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Ende nuk dihen hollësitë e
marrëveshjes së arritur. Lajmi është konfirmuar nga Bekim Çollaku,
këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi,transmeton rel.
Nis takimi, rezultati pas dy orësh
Ka nisur takimi mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në
zyrën e baroneshës Ashton.Sipas RTK-së, marrëveshja pritet të arrihet
deri në orën 15:00.
Pesëmbëdhjetë pikët e propozim-marrëveshjes Kosovë-Serbi
Në Bruksel ka pasur qasje në planin e marrëveshjes prej 15 pikave,
që thuhet t’ua ketë propozuar palëve në takimin e fundit përfaqësuesja e
lartë e BE-së për Politike të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.Këtë
plan thuhet ta ketë pranuar pala kosovare, por jo edhe ajo e Serbisë,
për shkak të pikës 14, e cila flet për mospendimin reciprok të
anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Këto janë elementet kryesore
të këtyre 15 pikave të marrëveshjes,transmeton Koha Ditore.
1: “Bashkësi/Asociacion” të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.
2: “Bashkësia/Asociacioni” do të formohet me statut.
3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.
4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.
5: “Bashkësia/Asociacioni” do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.
6: “Bashkësia/Asociacioni” do të ketë një rol përfaqësues në
autoritetin qendror dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë
të komuniteteve.
7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore, e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.
8: Pika tetë sqaron se “e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e
integruar në kornizën e Policisë së Kosovës” dhe se rrogat e policëve
do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës. Anëtarëve të strukturave të
tjera serbe të sigurisë do t’u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e
Kosovës.
9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime deri me tash.
Sipas propozimit në tavolinë në këtë pikë saktësohet se do të ketë një
postë të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të
Kosovës dhe ai do të jetë një serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e
Brendshme e Kosovës nga një listë, të cilët do ta paraqesin.
Katër kryetarët e komunave në emër të “Bashkësisë/Asociacionit”,
përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën
etnike.
10: Sipas marrëveshjes së propozuar “autoritetet gjyqësore do të
integriohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata
e Apelit nga Prishtina do të themeloj një panel të përbërë nga
gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat
me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë
në pjesën veriore të Mitrovicës.
11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.
12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili
do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të përpilohej deri me 26
prill. Në implementimin e kësaj marrëveshje do të bëhej kujdes edhe
për transparencën e fondeve.
13: Siaps pikët 13 palët do të duhej të arrinin marrëveshje për
energji dhe telekom para mesit të muajt qershor po të këtij viti.
14: Kjo pikë është më kontestuese në këtë moment, për të cilën
Serbia edhe e ka refuzuar propozimin e fundit, që flet për anëtarësimin
në organizatat ndërkombëtare. Sipas formulimit të tashëm kjo pikë thotë
se palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të
inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në
organizatat dhe forumet ndërkombëtare.
Burimet diplomatike pohojnë se do të ketë përpjekje dhe presion që
kjo pikë të riformulohet dhe të flet për mosbllokimin e palëve në
procesin e integrimeve evropiane.
15: Pika e fundit e propozim-marrëveshjes thotë se do të themelohet
një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit
Evropian.
Sot raundi i dhjetë
nga Kosova dhe nga Serbia, që po negociojnë për normalizimin e
marrëdhënieve midis dy vendeve, tashmë ndodhen në Bruksel. Ndërsa ai i
Kosovës, me në krye kryeministrin Hashim Thaçi, pas ftesës nga Baronesha
Ashton, u kthye nga Lubjana, ai i Serbisë, siç njoftuan mediat e
Beogradit, që mbrëmë ka udhëtuar drejt Brukselit.
Ata pritet të takohen në mesditë në raundin e dhjetë.
Raportuesit nga Brukseli përmendin mundësinë që marrëveshja të nënshkruhet në orën 15.
Në raundin e nëntë të bisedimeve Kosovë – Serbi, i cili kishte zgjatur
rreth 14 orë, nuk u arrit marrëveshja e pritur dhe propozuar nga BE,
ndonëse qe paralajmëruar se palët ishin shumë afër.
Palët ndërkohë fajësuan njëra tjetrën për dështimin. Ndërsa Daçiq
theksoi se kryeministri i Kosovës po refuzonte marrëveshjen, duke futur
në kuadër të saj çështje të papranueshme për Serbinë, si mospendimin e
njëra tjetrës për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, përfshirë
edhe OKB-në, Thaçi këtë kërkesë e arsyetoi të domosdoshme dhe në interes
të të dy vendeve.

No comments:
Post a Comment