uventus dërgon një sinjal duke mundur Interin, Bajerni i Mynihut i
përgjigjet duke futur në rrjetën e Hamburgut 9 gola. Bavarezët, të cilët
u detyruan të shtyjnë festën e fitores historike, shkatërruan rrjetën
me Shaqirin, Schweinsteiger, me një poker të Pizarros, dopietë të Robben
dhe Ribery. Kështu Bajern ka tronditur Hamburgun dhe frikëson Juven. I
gjithi ishte një festival golash i skenuar në Allianz Arena, stadium i
cili të martën do presë ndeshjen e cerekfinaleve të Champions mes
bavarezëve dhe skuadrës së Contes. Juventus është paralajmëruar,të
martën i pret vuajtja. Aktualisht “dushet me birrë”, bluzat dhe kapelet
përuruese dhe fishekzjarret, të gjitha këto të shtyra për në 11 maj, pas
garës me Augsburgun.

No comments:
Post a Comment