Monday, April 8, 2013

Thaçi ngushëllon kryeministrin britanik, David Cameron

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, pas lajmit për vdekjen e ish-kryeministres, Margaret Thatcher.Në telegramin e ngushëllimit thuhet “ Me dhembje të madhe mora lajmin që ish-kryeministrja, Margaret Thatcher ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Duke çmuar veprën e ish-kryeministres Thatcher në krye të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në momente tejet vendimtare, dua të theksoj se personaliteti i saj i lartë do të jetë shembull pozitiv për liderë dhe burrështetas në mbarë botën”.
“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës edhe në këtë moment dhembje shprehin mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, me rastin e ndërrimit të jetës së ish-kryeministres Margaret Thatcher”, thuhet në telegram.

0 comments:

Post a Comment