Thursday, April 11, 2013

Fiton 250 mijë funte në javë, tërheq 250 nga bankomati


Wayne Rooney

Fiton 250 mijë funte në javë, tërheq 250 nga bankomati


Wayne Rooney është një prej futbollistëve më të talentuar dhe më të mirë paguar në Premier League dhe jo vetëm. Sulmuesi i Manchester United fiton as më pak e as më shumë, por plot 250 mijë funte në javë, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të kushtueshëm në qarkullim.
Por, ky fakt nuk e ka penguar yllin anglez të “Djajve të Kuq” të tërheqë para nga një bankomat në një prej rrugëve të Manchesterit.
Mediat britanike kanë arritur ta fotografojnë Rooneyn teksa tërhiqte paratë nga një bankomat, i cili nuk të jep më shumë se 250 sterlina në ditë.
Përse vallë i duheshin Wayne Rooney 250 sterlina?  Rooney2

0 comments:

Post a Comment