Tuesday, April 9, 2013

Akrobaci të rrezikshme në ajër, vdesin pilotët (Video)

Dy pilotë kanë mbetur të vdekur gjatë një aksidenti ajror, teksa po bënin ekzibicion akrobacish me aeroplan mbi detin e Santo Domingos, në Republikën Domenikane. Për të ndjekur këtë spektakël ajror ishte mbledhur edhe një turmë spektatorësh.
Mirëpo, pas një akrobacie më të rrezikshme se të tjerat, avioni u përplas në ujë, vetëm 500 metra larg mijëra spektatorëve që gjendeshin në plazh e që s’kanë kursyer britmat nga frika.
Menjëherë pas përplasjes, krahët e avionit janë thyer dhe mjeti u fundos brenda pak minutave, pa i dhënë mundësi ndihmës së shpejtë për të ndërhyrë.

0 comments:

Post a Comment